Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 17:05

E papritur/ Në këtë shtet, Shqipëria është vendi i dytë më i kërkuar në Google

Vendi jonë është kthyer së fundmi në një nga destinacionet e preferuar turistik për të huajt. Plazhet e bukura, klima e nxehtë dhe shërbimi jo shumë i shtrenjtë ka bërë që shumë nga fqinjët tanë ti kalojnë pushimet verore këtu.

Së fundmi "travelblog.it" pas një përllogaritje ka lajmëruar se vendi i dytë më i kërkuar nga italianët në Google është Shqipëria. Shqipëria është konsideruar së fundmi si destinacioni më i ri i Mesdheut dhe për këtë arsye vizitorët italian janë duke u rritur shumë në numër.

Italianët nuk e njohin shumë Shqipërinë duke qenë se shpesh herë pushimet e tyre i kalojnë në Kroaci gjatë verës. Megjithatë, vitet e fundit është bërë një destinacion në rritje në Mesdhe, ku pikë e fortë janë plazhet e bukura dhe është aq e lirë sa të japë pushimet pa dëmtuar portofolin tuaj.

Është konsideruar gjithmonë si një destinacion i duhur për ata që nuk duan turizmin klasik masiv dhe duan të qëndrojnë larg nga të gjitha vendpushimet përfshirëse. Për ata që duan të bëjnë detin, Vlora është padyshim destinacioni më i mirë. Shtrirja e bregdetit midis luginës së Llogarasë dhe Sarandës karakterizohet nga një plazh i bukur.