Tayna është një nga personazhet më të komentuar të muajve të fundit. Këngët e saj janë mjaft të klikuara dhe të pëlqyera nga publiku. Siç dihet Tayna mbahet për ndryshimet e shpeshta që bën në look dhe për eksperimentet e shumta që bën me flokët dhe make-up-in.

Mirëpo, ditën e sotme ajo ka bërë një super ndryshim në pamje dhe madje as ajo vetë se ka njohur veten.

Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, Tayna shfaqet me flok bjond me nuance rozë dhe në sy ka vendosur lente jeshile që e kanë bërë të duket si tjetër njëri.

“Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Tayna-s?”, ka shkruar ajo mbi foton që ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga fansat.





