Në postimet e personazheve publik komentet marrin shpesh herë një vëmendje të madhe jo vetëm të tyre por edhe të mediave dhe komentohen gjatë.

Mirëpo, një koment në foton e Elita Rudit siç duket është pëlqyer aq shumë sa ka arritur të marr një numër të lart pëlqimesh nga përdoruesit e Instagram. Ka mjaftuar një foto e Elitës në Maldive në përshkrim të së cilës moderatorja shkruante: Ekzaktësisht një vit më pare.
Por gjithë vëmendjen e ka marrë një koment epik i një djali i cili i shkruan Elitës: “Me një shok këtu unë thoja i ka bërë 1 vit që ka qenë në Maldive, ai thoshte jo më pak. Mirë bëre që na tregove.”, shkruan ai duke u kthyer në komentin më të pëlqyer.






