Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 15:03

Arbana Osmani flet troç: Ja cilët personazhe nuk do ftoj kurrë në emision

Së fundmi, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për revistën "Who" ku ka rrëfyer më shumë të pathëna për jetën e saj si dhe për emisionin "Dua të të bëj të lumtur".

Siç dihet ky emision i është dedikuar plotësisht historive të njerëzve të thjeshtë dhe shpesh herë në të marrin pjesë edhe personazhe të njohur të spektaklit. Mirëpo, në asnjë puntat s’ka qenë i ftuar ndonjë politikan shqiptar dhe e pyetur për ketë gjë Arbana Osmani ka sqaruar pse s’do ti ftojë ata kurrë.

“Aman fto ndonjë politikan aty, se është shtrënguar pak puna, e nuk vjedhin dot kaq hapur. Jepi pak lumturi!”- shkruan ai dhe pa u menduar 2 herë, moderatorja përgjigjet:

“Kurrë!” Shkurt, qartë, pastër, mos prisni të shihni asnjë fytyrë të politikës tek “Dua të të bëj të lumtur”.