Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, është padyshim një ndër më të suksesshmet, e cila e ka bërë krenar vendin tonë jashtë dhe është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram.

Pak më parë, Elhaida ka ndarë me fansat e saj një foto nga fëmijëra e saj, ku shihet me një pamje shumë ndryshe nga sa është sot. Këngëtarja shfaqet me flokë të prera shkurt dhe me një minifund, për të cilin tregon se nuk ka qenë e lumtur.

“Sapo ma dergoi vellai dhe me rizgjoi kaq shume kujtime … Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim ne Shkoder, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi! Kjo me siguri ka qene hera e pare dhe e fundit qe kam lejuar mamin te me veshë me minifund . Prandaj nuk jam e lumtur”, shkruan Elhaida përbri fotos.






