Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 14:02

Sherret mes motrave: Marina zbulon për çfarë zihet më shumë me Luanën

Luana dhe Marina Vjollca janë dy nga motrat më të famshme në vendin tonë që komentohen gjatë nga mediat për jetën e tyre private.

Ato janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikojnë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre, puna dhe udhëtimet e shumta. Së fundmi Marina ka publikuar një video ku tregon qartë arsyet se përse zihet me motrën e saj më të vogël.

 

Siç shihet dhe në videon qesharake ku tre mace zihen, Marina ka zbuluar se vëmendja që motra e madhe Lira i kushton Luanës është shkaku  që ajo mërzitet më shumë.