E ftuar ditën e djeshme në emisionin "Ftesë në 5" ka qenë gazetarja e njohur shqiptare Zhaklin Lekatari e cila për herë të parë ka rrëfyer se është në një marrëdhënie me një djalë 7 vite më të ri se vetja.

Ajo ka treguar se në marrëdhënie të tilla, personi që është më i madh i duhet që të menaxhojë gjithë situatën dh eta kuptojë tjetrin.

"Është 7 vite më i ri se unë. Mendoj që unë e kam kompleksin brenda vetes për të qenë më në formë, ai nuk e ka."

"Ku e kupton që ai është më i ri se ty, përveç moshës?"- e pyet Bieta. "Tek të dalat natën. Nuk kam më fuqi t'a ndjek. Por është e vërtetë që kur je më i pjekur, ti duhet t'a menaxhosh sepse ti e kupton që ti je në një fazë tjetër dhe e kupton tjetrin në çfarë faze është."- ka rrëfyer Zhaklin.




