Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në "Monitor" vendi jonë renditet ndër vendet e para në BE dhe ja kalon shumë vendeve të tjera për numrin e madh të farmacive.

Ndërkohë që në Europë ka mesatarisht 4 farmacistë për 100 mijë banorë në vendin tonë mund të gjesh 86 farmacistë për 100 mijë banorë, një numër relativisht i lartë.

Shumë të rinj e shohin profesionin e farmacistit si një degë mjaft të mirë dhe një numër i lartë studentësh zgjedhin që të studiojnë dhe më pas të hapin biznesin e tyre që përveçse fitimprurës të jep dhe një status. Sipas Urdhrit të Farmacistëve në Shqipëri pothuajse 2458 kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit.

Ndërkohë vendin e parë në Europë e mbanë Malta me 129 farmacistë,ndiqet nga Belgjika, Spanja,Italia. Ndërkohë në vendet e fundit renditet Danimarka dhe Holanda me më pak farmaci.




