Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 12:12

Kiara ti je? Moderatorja bën ndryshimin drastik në pamje dhe duket tjetër njeri

Kiara Tito është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të komentuar në media. Që në daljen e saj të parë, ajo tërhoqi vëmendjen me pamjen dhe fizikun e saj.

Shumë e ndjekur në rrjetet sociale, moderatorja shpesh herë publikon foto nga përditshmëria e saj. Prej disa kohësh Kiara kishte lyer flokët e saj bjonde, një ngjyrë kjo që e tregonte shumë të ëmbël.

Mirëpo, së fundmi ajo ka befasuar fansat teksa ka treguar se I është rikthyer ngjyrës së saj natyrale. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet me flokë kafe dhe në përshkrim të saj shkruan: "Rikthim tek natyralja. Bjondja ishte qejf."