Këngëtarja Kanita u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’, ku kënga e saj u pëlqye shumë nga publiku dhe u klikua shumë në Youtube. Së fundmi bukuroshja bjonde është me pushime në Paris, ku dhe ka publikuar disa foto në profilin e saj.

Mirëpo, siç duket ajo nuk është e vetme atje pasi edhe reperi S4MM ka publikuar së fundmi disa foto nga Parisi, ku në njërën prej tyre shfaqe se bashku me një vajzë e cila i ka kthyer shpinën aparatit.

Sipas ‘Iconstyle’, vajza në fjalë është Kanita dhe kjo ka bërë që të gjithë të aludojnë se dy artistët e rinj janë në një lidhje.




