Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 12:12

‘Kurrë s’më kanë dashur ata që kam dashuruar', Fifi bën rrëfimin e papritur

Fifi është kthyer prej kohësh në një nga këngëtaret më të komentuara në media. Prej disa javësh po përflitet se ajo është në një lidhje me kantautorin Flor Mumajesi, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar gjë.

Së fundmi, Fifi do të jetë e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ndër të tjera do të flas dhe për pjesëmarrjen e saj në 'Kënga Magjike' dhe suksesin e madh të këngës “Psikopatja jote”. Po ashtu në promon e  emisionit shihet se këngëtarja ka bërë një rrëfim prekës teksa ka treguar se në lidhjet e saj të mëparshme ajo ka dashur më shumë, ndërkohë që partnerët nuk ja kanë kthyer këtë dashuri.

"Kënga 'Psikopatja jote' është krejt pikëpyetje, a je ti a s'je? Se kurrë s'më kanë dashur, gjithmonë vetëm kam dashur.", ka rrëfyer Fifi, siç mund ta shihni në videon promo të emisionit.