Pas përfundimit të "Hell’s Kitchen", Renato Mekolli lajmëroi se do të vinte me një emision të ri për të cilin nuk zbuloi se për çfarë do bëhej fjalë.

Mirëpo ditën e sotme teksa ka publikuar një foto ku një vajzë e vogël shfaqet duke e puthur, Renato tregoi se do të sjellë së shpejti një emision që do ja dedikojë fëmijëve, madje për t do sjell dhe një libër me gatime.

“Fëmijëve iu është shtuar dashuria për mua nga momenti që filloi Hell’s Kitchen ð??? Prandaj edhe unë do ju bëj dhuratën më të bukur këtë vit që sapo ka trokitur ð??? Emisionin e tyre, që të mësojnë të gatuajnë, librin kushtuar tyre, nëpërmjet të cilit ata do të mësojnë të ushqehen shendetshëm. Sepse kur e thotë chef Renato nuk diskutohet, i thyejnë të gjitha pjatat pastaj në shtëpi ata”, shkruan ai pranë fotos.





