Siç dihet moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, prej katër vitesh është nënë e një vajze të vogël që quhet Mia. Rudina shpesh herë publikon foto me vogëlushen e saj, por ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur ajo gjithmonë e ka ruajtur privatësinë e saj dhe e ka fshehur fytyrën e vajzës.

Mirëpo, së fundmi ajo ka vendosur që më në fund të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj portretin engjëllor të Mias.

Ajo së bashku me familjen është larguar në një vend me dëborë dhe në një moment moderatorja ka filmuar Mian e cila po përpiqej të ndërtonte një plak dëbore. Në video shihet edhe portreti i plot i vogëlushes që mund ta shihni më poshtë.







