Marrëdhënia midis këngëtares Fifi dhe repereve Rina e Tayna shfaqet shumë e acaruar, sidomos pas deklaratave që Fifi ka bërë nëpër emisione lidhur me to.

Madje edhe kënga e Fifit “Habibi” u cilësua si një diss ndaj dy repereve kosovare, ku konkretisht, fansat menduan se Rinës i dedikohej vargu: “I hyna thell po konkurencën me hashash kam me ja mshtjell”.

E ftuar në një intervistë, Fifi u shpreh më vonë për Rinën: “Rina nuk shkruan vetë. Prej kësaj rrjedh se i them performuese, jo repere”, duke shtuar se Rina nuk ka bagazh për t’i thënë vetes Mami.

Megjithatë, së fundmi, një fans e ka pyetur Fifin lidhur me marrëdhënien që ka me Rinën dhe këngëtarja ka treguar njëherë e mirë se si qëndron puna.

“Që të sqarohem njëherë e mirë, unë sjam kundër kërkujt si individ…kurrë s’kam qënë dhe kurrë s’kam për të qënë. Jam kundër gjërave të pavërteta e të shtirura. Qaty masanej valla t’kcej n’qafe”, shkruan Fifi.





