Pak kohë më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se një numër i madh studentësh ekselent do të punësoheshin pas përfundimit të studimeve të tyre në administratë. Së fundmi është prezantuar platformë e re e quajtur punetembare.al, ku të gjithë studentët mund të aplikojnë për 805 vendet e lira të punës.

Siç është lajmëruar në 805 vendet e lira të punës, në 500 prej tyre kërkohet diploma e bachelorit. Pozicionet e lira janë kryesisht në aparatet ministrore dhe institucionet e varësisë së tyre. Në sistemin e Ministrisë së Financave janë rreth 280 vende të lira, në atë të Ministrisë së Bujqësisë rreth 130 pozicione, ndërsa në sistemin e Ministrisë së Drejtësisë janë shpallur rreth 95 pozicione.

Ndërsa përsa i për ketë pagesës thuhet se do të varijojë nga 48 mijë lekë në 75 mijë lekë. Për të gjithë studentët që e kanë mesataren 9 dhe 10 të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim aplikimi do të bëhet në punetembare.al



