Nga Shqipëria / E Hënë 14 Janar 2019, 16:04

Një vezë e rrëzoi nga froni si mbretëresha e Instagram, vjen reagimi epik i Kylie Jenner

Kylie Jenner përveçse është cilësuar si një nga femrat më me ndikim në botë siç dihet prej kohësh mbante titullin e “Mbretëreshës” së Instagramit, pasi kishte thyer rekordin e fotos më të pëlqyer në këtë rrjet social me një foto ku kishte publikuar vajzën e saj, Stormi, duke i shtrënguar gishtin.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

stormi webster ð??¼ð?½

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Por, e papritura ka ndodhur dhe së fundmi një vezë e ka rrëzuar nga froni miliarderen më të re në moshë Kylie, pasi me një llogari të hapur në Instagram dhe ku është publikuar vetëm një foto e një veze të zakonshme, është hedhur poshtë rekordi i Jenner.

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”, shkruhej në përshkrimin e fotos.

Dhe qëllimi jo vetëm që është arritur, por edhe i ka tejkaluar pritshmëritë. Fotoja e vezës ka marrë mbi 24 milionë pëlqime dhe profile i saj në Instagram ka marrë mbi 2.5 milionë ndjekës. Kur e ka parë se veza e ka mposhtur, Kylie me shaka ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të sajën nga disa vite më parë ku thyente një vezë në mes të asflatit, për të parë nëse ajo do të ziente nga nxehtësia e madhe.

“Kylie kur shikon vezën që theu rekordet botërore”, shkruhet në meme, ndërsa përbri saj, ajo ka shkruar me shaka “Merre këtë vezë e vogël”.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on