Prej kohësh në media është përfolur se Flor Mumajesi dhe këngëtarja Fifi janë në një lidhje. Gjithçka nisi pasi ata publikuar një video në ‘Instagram’ ku shfaqeshin në moment shumë intime me njëri-tjetrin. Por më pas ky lajm u hodh posht, pasi u tha se Flori është në fakt në një lidhje me Kejsi Tolën.

Por kurioziteti i publikut është i madh dhe shumë prej fansave kanë pyetur së fundmi Fifin për lidhjen me Florin. Këngëtarja ka marrë shumë pyetje lidhur me lidhjen e saj me kantautorin dhe ka vendosur që tu përgjigjet.

“Shpirti. Më fal Flori, por prej 61829382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas!” ka thënë ajo.

Më pas është pyetur se nëse ka të dashur dhe përgjigja e saj ka qenë: “Kam një të portaleve. Më shumë nuk besoj se më nevojitet…”, tha ajo duke ju referuar Florit.







