Nga Shqipëria / E Hënë 14 Janar 2019, 13:01

'Do jap dorëheqje nga Klani', Besi dhe Erioni i punojnë rrengun epik Olsit (Video)

Ditën e djeshme në rubrikën shumë të dashur për publikun shqiptar "BE Coffe" në 'E diela shqiptare', Erion Isai dhe Bes Kallaku i punuan një rreng epik aktorit Olsi Bylyku. Gjatë emisionit atyre u kërkua që të bënin një reklamë për disa pije alkoolike dhe energjike dhe për këtë reklamë do të merrnin disa zarfa me shpërblime.

Ndërkohë në momentin që erdhi zarfi, u pa se Erioni dhe Besi morën nga 500 euro, ndërsa në zarfin e Osit ishin vetëm 50 euro. Në momentin që Olsi ka parë lekët është prekur dhe mërzitur shumë.

"Kjo reklamë nuk del ose unë e lej, bëjmë këtë puntatë dhe unë nesër jap dorëheqjen te Klani. Për kokën e motrës po, s'bëhet fjalë", u shpreh Olsi i prekur.

Më pas dy aktorët pasi panë reagimin e tij i kanë treguar se gjithçka ka qenë një kamerë e fshehtë nga ana e tyre. Olsi ka ngelur i habitur dhe ka ikur me vrap nga skena, duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.

Minuta e '30