Pak javë më parë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan më në fund se janë në një lidhje. Ata kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku kanë publikuar shpesh foto dhe video ku shfaqen bashkë, madje pak kohë më parë qarkulloi lajmi se çifti do të martohej, mirëpo Eni e mohoi menjëherë.

Por siç duket lidhja e tyre është mjaft serioze, pasi së fundmi shumë fansa kanë kapur një detaj dhe kanë aluduar se çifti është fejuar.

Si Eni ashtu edhe Genci në dorën e tyre mbajnë një unaza floriri. Siç shihet nga fotot e publikuara në ‘Instagram’ Genci ka një rrathë floriri në gishtin e fejesës ndërsa Eni një unazë me gur të çmuar.






