Nga Shqipëria / E Hënë 14 Janar 2019, 12:12

Shtyrja e papritur e 'E diell', Fjoralba Ponari flet për problemet e programit

Pas një mungese të gjatë në ekranin e 'Top Channel' këtë vit u lajmërua se do të riniste spektakli i njohur "E diell" dhe do të prezantohej nga Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Ed Manushi, Ervin Kurti, Flori Gjini e shumë personazhe të tjerë. Siç lajmëroi Fjoralba në një postim në ‘Instastory’ emisioni do të niste në 27 janar.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk do ndodh pasi sipas 'Prive' nisja e spektaklit është shtyrë dhe mendohet se do të nisë në muajin shkurt. Shkak për shtyrjen e tij sipas tyre ishte paqartësia e rubrikave dhe temave që do të trajtoheshin si dhe roli i prezantuesve.

Megjithatë ‘Anabel’ ka kontaktuar së fundmi Fjoralbën duke e pyetur për arsyet se përse u shty emisioni dhe ajo ka sqaruar se skaleta e programit është gati, por problem qëndron tek skenografia.

“Skenografia është ajo që mund të na detyrojë të startojmë në 3 shkurt”, shtoi ajo duke treguar se “E diell” mund të shtyhet për në fillim të muajit të ardhshëm.