Flor Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen dhe këndohen nga të gjithë. Ai përveç se këngëtar, është edhe kantautor i disa prej hiteve dhe këngëve më të dëgjuara në vendin tonë.

Mirëpo, së fundmi ai ka shokuar të gjithë fansat e tij teksa ka deklaruar se shpesh herë mendon të largohet nga muzika dhe ky është vendimi më i vështirë i jetës së tij

"Vendimi më i vështirë i jetës, të shkëputem nga muzika...Dhe më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende edhe pse shpeshherë e mendoj vërtet. Ju dua. E vërteta e pamundur", shkruan Flori.







