Nga Shqipëria / E Diel 13 Janar 2019, 18:06

Pak pasi bënë publike lidhjen, Fero dhe Arbenita ndahen

Reperi Fero dhe modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, kanë qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit pasi është aluduar se janë në një lidhje. Ndonëse ata kanë publikuar shumë foto bashkë dhe janë hapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë deklaruar se janë thjesht miq shumë të mirë.

Mirëpo, ditën e sotme ata kanë alarmuar të gjithë fansat e tyre pasi kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe madje Fero ka fshirë fotot me modelen.

Ka mjaftuar kjo që fansat të aludojnë se lidhja e tyre mori fund, por më vonë Fero ka rikthyer fotot. Nuk dihet nëse ka pasur një zënkë mes çiftit apo ishte thjesht një lojë e tyre.

Burimi:Prive.