Shumë çifte para se të bëhen prindër mendojnë sa më shumë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për këtë arsye një numër i madh i tyre zgjedhin që fëmijën ta lindin në një nga vendet e Europës në mënyrë që të kenë disa përfitime.

Por nga gjithë vendet e Europës, vetëm 3 prej tyre japin shuma të mëdha lekësh për të gjithë ata fëmijë që lindin në vendin e tyre.

Franca është një nga vendet perëndimore që ofron më shumë se 1000 dollarë për të mbështetur çiftet që sjellin në jetë një foshnjë në vendin e tyre, madje atje familja merr nga shteti 2000 dollarë çdo muaj derisa fëmija të bëhet tre vjeç.

Norvegjia është vendi i dytë ku një fëmijë i cili lind atje merr nga 100 dollarë në muaj derisa ai të mbush moshën 18 vjeç.

Në Finlandë gjithashtu qeveria ofron edhe veshje, libra si dhe një pagesë prej 160 dollarësh çdo muaj për një fëmijë.




