Ditën e sotme në rubrikën "Ka një mesazh për ty", moderatori Ardit Gjebrea i ka plotësuar ëndrrën një vajze e cila nuk ka pasur një jetë aspak të thjesht. Bëhet fjalë për Olivian, një vajzë 23 vjeçare e cila për shkak të problemeve ekonomike nuk e ka vazhduar dot universitetin dhe është detyruar të largohet në Arabi për një jetë më të mirë.

Mirëpo, ajo kishte ardhur në studio ku kishte ftuar mamanë e saj, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së vëllait. Olivia nuk ka qenë pranë saj në këtë periudhë dhe për këtë arsye i kërkoi falje publikisht.

Por ajo është përballur me një surprizë pasi Arditi i ka realizuar ëndrrën dhe i ka ofruar punë tek ‘E diela shqiptare’.

"Po mendoja që meqënëse kemi disa punë në stafin tonë dhe meqë Olivia për momentin është pa punë, një muaj do ma japësh mua në stafin tim?", e pyeti Arditi të ëmën e Olivias.




