Si shpejti, dy motra binjake do të garojnë në 'Miss Intercontinental', ku njëra do të përfaqësojë Kosovën dhe tjetra Shqipërinë. Bëhet fjalë për dy motrat binjake, Arvanita dhe Arjanita të cilat kanë lindur në Kosovë, mirëpo së bashku me familjen janë larguar në Gjermani.

Dy bukuroshet do të marrin pjesë në "Miss Intercontinental" që do të zhvillohet në 26 janar në Malina, në Filipine ku do të jenë pjesëmarrëse dhe 85 vajza të tjera nga e gjithë bota.

Arvanita e cila do të përfaqësojë Shqipërinë punon si banakiere, ndërkohë e motra Arjanita si nëpunëse në gjykatë.

“Është një event shumë i veçantë për mua sepse edhe motra ime binjake konkurron për titullin Miss Intercontinental, tha Arjanita. “Gjithçka nisi kur vëllai ynë na regjistroi për zgjedhjet e para të miss-it në qytetin tonë. Tani jemi shumë të lumtura që ndodh kështu.




