Një gjerman i quajtur Gerhardt Gott ka arritur të befasojë gjithë shqiptarët së fundmi me gjestin e tij human ndaj një familje shqiptare. Ai së bashku me Elvis Naçin, i kanë rikthyer buzëqeshjen një familje të varfre pasi fondacioni i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie ku është strehuar familja e varfër.

Ndërsa kanë shkuar të shikonin shtëpinë ai ka vendosur një plis në kokë dhe ka filluar të këndojë këngën e njohur shqiptare ‘Xhamadani.’

Nëpërmjet një kitare ai ka kënduar këngën shqiptare duke befasuar të gjithë publikun me veprimin e tij.



