Agnesa Vuthaj është një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen dhe fizikun e saj. Bukuroshja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku dhe ka një numër të madh fansash që e ndjekin.

Shumë aktive në Instagram, Agnesa publikon herë pas here foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një foto, ku Agnesa shihet pranë mbesës së saj Tuana.

Të gjithë janë habitur nga ngjashmëria që Tuana e vogël ka me Agnesën, pasi siç shihet ajo është një yll si ish missi i njohur.

“Ajo është si një engjëll. Mbesa ime e bukur” shkruan Agnesa teksa poston foton.




