Nga Shqipëria / E Diel 13 Janar 2019, 15:03

Armike të betuara, Fjolla bën deklaratën e papritur për Tunën

Siç dihet prej kohësh, Tuna dhe Fjolla Morina nuk kanë marrëdhënie aspak të mira me njëra-tjetrën dhe përherë janë konsideruar si armike. Kjo luftë mes tyre ka nisur që kur Tuna publikoi këngën 'MMV' ku i bëri diss gjithë estradës.

Për ti kthyer përgjigje, Fjolla publikoi në atë kohë këngën 'Queen' ku tregoi hapur se ishte një dedikim për Tunën.

Siç duket këngëtaret vazhdojnë të kenë marrëdhënie aspak të mira me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e tregon deklarata më e fundit e Fjollës në 'Thumb'.

"Unë me Tunën kurrë s'kam pasur raporte dhe as do kem ndonjëherë. Njerëzit që kanë probleme me të gjithë, unë nuk i vlerësoj", u shpreh Fjolla.