Reperi i famshëm amerikan i hitit "Mask off" Future siç duket i ka tërhequr vëmendje këngëtarja shqiptare Arta Meda, të cilës i ka shkruar edhe një mesazh në ‘Instagram’. Ka qenë vetë Arta ajo që pak më parë bëri publik mesazhin në Instagram, ku shihet se reperi i ka shkruar nga adresa zyrtare.

Në mesazh shkruhet thjesht Londër duke bërë që fansat të mendojnë se dyshja ka lënë një takim në Londër, mirëpo Arta nuk ka zbuluar asgjë më shumë.

Nëpërmjet këtij postimi ajo i ka bërë diss gjithë kolegëve të saj duke shkruar: “Unë duke folur me Future, ti duke folur budalliqe”





