Nga Shqipëria / E Diel 13 Janar 2019, 13:01

Dashuri me shikim të parë, çifti emocionon publikun me historinë 50 vjeçare të dashurisë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel u transmetua historia e bukur dhe njëkohësisht e trishtë e Gjonit dhe  Agetinës, të cilët kanë bashkë për 50 vjet.

Ata kanë rënë në dashuri me shikim të parë dhe më pas dashurinë e tyre e kurorëzua në martesë. Mirëpo më vonë ata mësuan se e kishin të pamundur që të bënin fëmijë dhe u përballën me situara shumë të vështira.

Pavarësisht rrethanave aspak të mira, çifti rrëfeu se asnjëherë nuk ja kanë hedhur fajin njëri tjetrit pasi sipas tyre të gjitha këto ishin punët e zotit.

Gjatë emisionit, Gjoni ka surprizuar bashkëshorten e tij, duke i dhuruar një unazë si simbol të dashurisë së tyre e më pas kanë kërcyer një vals, meqë asnjëherë nuk kanë bërë një dasmë më parë.