Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë një nga çiftet më jetëgjata në showbizin shqiptar të cilët edhe pse kanë kaluar shumë sfida, dashuria e tyre ka arritur të triumfojë.

Që prej daljes së Ermalit nga burgu, Rezarta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar momente të bukura, teksa e gjithë familja ka qenë bashkë.

Çifti i njohur së fundmi janë nisur për pushime dhe Ermali ka zgjedhur këtë vend për ti propozuar për herë të dytë Rezartës për martesë.

Rezarta ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ një foto nga ky moment dhe pranë saj ka shkruar: “Unë thashë “Po”. Për të dytën herë pas 15 vitesh bashkë. Në të mirë e në të keqe, gjithmonë bashkë, të dua”.







