Ditën e djeshme, në emisionin "Thumb" ka qenë e ftuar aktorja dhe moderatorja e njohur e emisionit ‘Mos i fol shoferit’, Rudina Dembacaj e cila ndër të tjera ka folur dhe për sherrin me Agron Llakaj, me të cilin nuk flet prej kohësh.

Ajo është pyetur nga Aulona dhe Fatma se nëse do e ftonte ndonjëherë Agronin në emisionin e saj dhe Rudina ka habitur me përgjigjen e saj.

“Jo nuk do e bëja këtë strategji se nuk luhen miliona euro dhe të shkel mbi personalitetin tim. As për miliona euro nuk do shkelja mbi personalitetin tim. Sepse kam një kokë “maloku”, mund ta kem gabim po kështu jam brumosur. Nëse do ishte për një boom suksesi që të rrija pastaj për gjithë jetën time, do e bëja por shumë e vështirë", u shpreh Rudina.





