Nga Shqipëria / E Premte 11 Janar 2019, 22:10

Si rrallëherë, Samanta flet për dashurinë dhe për martesën

Ditën e sotme në emisionin "Wake up" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë  e njohur dhe e dashur për publikun Samanta Karavello, e cila si asnjëherë më parë ka folur për jetën e saj sentimentale dhe planet që ka për martesë.

Siç ka rrëfyer ajo nuk ka në plan që të martohet madje dhe fisi i saj ka hequr dorë nga ky planë.

"Fisi nuk thonë gjë sepse e dinë që kjo vajzë e ka mendjen të bëjë karrierë dhe nuk i kemi sytë tek kjo për momentin, hajde të shikojmë një tjetër që është për tu martuar. Nuk e kam menduar fare këtë pjesë."- ka treguar ajo duke qeshur.