Nga Shqipëria / E Premte 11 Janar 2019, 21:09

Super lajm/ Kanadaja pranon 1 milionë emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshëm

Së fundmi 'CNN' ka bërë një artikull ku lajmëron të gjithë emigrantët në të gjithë botën, përfshi këtu edhe shqiptarët se Kanadaja do të pranojë plotë 1 milionë emigrant në vitet në vazhdim.

Siç është mësuar, Parlamenti kanadez ka në planë që të shkojë popullsinë kanadeze me 1 milionë banorë për tre vitet e ardhshëm, duke filluar që nga dita e sotme. Kjo përbën afro 1% të popullsisë së vendit në vit. Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në 2017-ën dhe projektohet që ky numër do të arrijë në 350 mijë këtë vit. Dhe 360 mijë në vitin 2020. Dhe 370 mijë në vitin 2021.

Janë shumë emigrantë, apo jo?! “Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”, tha Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Ndër të tjera ministri tha se kjo nismë do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së plakur që është shumë e lartë në Kanada. Ndër të tjera do të rrisë nivelin e lindjeve dhe do të rrisë fuqinë punëtore.

“Qëndrimi miqësor i Kanadasë nga banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtete të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit.

Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017, shkruan “CNN”.