Nga Shqipëria / E Premte 11 Janar 2019, 13:01

Video që po bëhet virale/ Studentët i japin mesazh Ramës duke kënduar labçe

Ditën e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dhe të Drejtësisë kanë vendosur që të protestojnë duke u ngujuar brenda godinave të universiteteve. Nga ana tjetër, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të treguar protestën e tyre, duke kënduar në kor iso labe.

“Dëgjoni ç’ka thënë i gjati…S’jemi dele siç do ti, për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një”, këndojnë studentët.

Në oborrin e Fakultetit të Drejtësisë ata iu bashkuan studentëve të drejtësisë duke shfrytëzuar dritaren e Fakultetit dhe hodhën derën në tokë me forcë.