Ditën e sotme, këngëtarja Afërdita Dreshaj i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme në ‘Instastory’. Ajo ka zbuluar shumë kuriozitete për fansat e saj dhe në një moment ka treguar dhe dëshirën më të madhe që i ati i ndjerë ka pasur për të.

“Sa e vështirë ka qënë për ty, që t’i realizoje ëndrrat pa babin?”

“Uau. Atëherë, ëndrra e babait tim ishte të bëhesha këngëtare. Isha 12 (ai ishte ende gjallë) kur më çoi të regjistroja këngën time të parë... kur ai ndërroi jetë qe shumë e vështirë të vazhdoja të ecja përpara, por duhet t’i tregoja se do të vazhdoja ëndrrën time dhe të tij. Mamaja ime është gruaja më e fortë dhe më dha një palë krahë të tjerë për të fluturuar.”. ka përfunduar ajo.






