Ish-banori i Big Brother Albania, Ervini prej kohës tashmë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe siç ka rrëfyer ka nisur një jetë të re. Ai pak kohë më parë tregoi publikisht se është i dashuruar dhe i lidhur me një vajzë bjonde.

Siç duket lidhja e tyre po zyrtarizohet, pasi së fundmi Ervini ka treguar se i ka propozuar asaj me një unazë ari të bardhë me 3 karat diamante. Për ‘Panorama Plus’ Ervini ka rrëfyer se vajza është shqiptare dhe bashkëjetojnë prej disa kohësh.

"Për unazën doja të thosha që ka qenë një hall shumë i madh për të vendosur. Nuk dija cilën të zgjidhja, pasi ishin të gjitha të bukura. Pasi u lodha për ditë e ditë me radhë, duke parë e duke e pyetur shitësit në dyqan, vendosa të blija një që mua më pëlqeu dhe rezultoi që kisha bërë zgjedhjen e duhur, pasi edhe partnerja ime e pëlqeu. Mendoj se për të gjithë meshkujt blerja e unazës është pjesa më e vështirë. Unaza është ar i bardhë me 3 karat diamante. Çmimi s’ka rëndësi, por di të them që ajo meriton shumë edhe më shumë se kaq."- rrëfen Ervini.

"Ajo është shqiptare, bashkëjetojmë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Përmbledhja në një frazë e dashurisë sonë është: “Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara”. Këtë shprehje në anglisht e kemi vendosur në një kornizë tek dhoma jonë e gjumit. Jam shumë i lumtur, se s’ka më mirë kur takon ditë që kuptohesh dhe mezi pret ta takosh, ose të kthehet nga puna. Është ndjesi e paparë."- është shprehur ish-banori.





