Për të gjithë ata që duan të lëvizin nga vendi i tyre për të shkuar në një vend tjetër për një jetesë më të mirë, duhet patjetër të mësojnë se kush do të jenë vendet më të zhvilluara dhe më të fuqishme ekonomikisht në të ardhmen.

Sipas një parashikimi nga ana e Standard Chartered Plc, 10 vendet me ekonomit më të mëdha në botë në 2030 do të jenë: Kina, India, Amerika, Indonezia,Turqia, Brazili, Rusia, Japonia, Gjermania.

Ndërkohë parashikohet për Kinën që të bëhet ekonomia më e madhe deri në vitin 2020, duke përdorur normat e këmbimit të paritetit të blerjes dhe PBB-në nominale.

India ka të ngjarë të jetë më e madhe se SHBA-të në të njëjtën periudhë kohore, ndërsa Indonezia do të hyjë në 5 ekonomitë e para.

“Parashikimet tona afatgjata të rritjes mbështeten në një parim kyç: pjesa e vendeve të PBB në botë duhet të konvergojë përfundimisht me pjesën e tyre të popullsisë së botës, të nxitur nga konvergjenca e PBB-së për frymë ndërmjet ekonomive të përparuara dhe atyre në zhvillim,”- deklaruan ekonomistët e Standard Chartered të udhëhequr nga David Mann.

Ata projektojnë rritjen e trendeve për Indinë që të përshpejtohet në 7.8 për qind deri në 2020, ndërkohë që Kina do të moderojë deri në 5 për qind deri në vitin 2030 duke reflektuar një ngadalësim të natyrshëm, duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë.
Burimi:Monitor.




