Alban Ramosaj është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë. Ai ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me këngët që janë kthyer në hite dhe gjithashtu me pamjen e tij, që pëlqehet shumë nga publiku femëror.

Mirëpo, ditën e djeshme Albani i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar rastësisht se në fakt mbiemri i tij i vërtetë nuk është Ramosaj.

Ai ka publikuar një foto ku shihet bileta e tij e avionit dhe pasaporta, ku shihet se në fakt quhet Alban Kamerolli.






