Ditën e djeshme studentët kanë vendosur që të ndryshojnë formën e protestës dhe janë mbyllur në fakultete ku dhe kanë bllokuar hyrjet me banka, duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Mirëpo, në mesnatë ka ndodhur një përplasje në Fakultetin Juridik mes studentëve dhe rojeve private që kanë për detyrë të ruajnë ambientet e shkollës.

Sipas 'Panorama', policia private ka ndërhyrë brenda fakultetit dhe ka lëvizur bankat që ishin vendosur në hyrje. Por kane reaguar menjëherë studentet duke kërkuar ndihme. “Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”- dëgjohen britma te studenteve te ngujuar.






