Me ardhjen e 2019, moderatorja e njohur Roza Lati ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj. Ajo ka hequr dorë nga flokët bjond dhe ka vendosur të eksperimentojë me pamjen e saj duke i lënë të gjithë gojë hapur me zgjedhjen e saj.

Në disa video që Roza ka publikuar në ‘Instastory’ shihet se flokët e saj janë tërësisht rozë dhe moderatorja është shfaqur shumë e lumtur për këtë ndryshim drastik.





