Siç dihet çifti shumë i dashur për publikun Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë prindër të një vajze tre vjeçare që e quajnë Ameli. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe herë pas here kanë publikuar foto me vogëlushen, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut që tani.

Dyshja së fundmi ka qenë në një udhëtim dhe teksa janë kthyer në Shqipëri në aeroplan Amelia ka nisur të lexojë një revistë, ndonëse është në moshën 3 vjeçare.

Mirëpo, në këtë moment ka kërkuar që nëna e saj të mos e bezdiste me të folur pasi po lexonte.

"Kur i flas më thotë, mami të lutem mos më bezdis se po lexoj", shkruan Miriami në foton e adhurueshme të postuar në Instagram.






