Ditën e sotme, në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar aktorja e njohur e humorit Rita Lati, e cila ka treguar diçka më shumë për jetën e saj personale. Ajo është pyetur se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti dhe përgjigja e saj ka qenë se nuk e përballon dot një burrë në shtëpi.

"S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, u shpreh Rita.






