Prej më shumë se një viti është përfolur se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Mirëpo, edhe pse ata e mohojnë pak ditë më parë u përfol në media se janë bashkë në pushime në Brezovicë.

Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Albës, e cila ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi ku ka folur për lidhjen me Albin.

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një postim ku shkruan: “Vajzat beqare janë më të lumturat”, duke treguar kështu se nuk është në një lidhje me koreografin.






