Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka publikuar së fundmi një kamerë të fshehtë që stafi i "Ora News" i ka bërë pak para xhirimit të puntatës së fundit, ku e ftuar ka qenë këngëtarja Fifi.

Në videon e publikuar, Fifi e ka lajmëruar se nuk mund të shkojë në xhirime për një orë pasi ka sëmur qenushin e saj. Ajo më pas i ka anulluar ardhjen e saj, mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e Rozës e cila shihet të debatojë me stafin.

Më pas ata i kanë treguar se gjithçka ka qenë një kamerë e fshehtë dhe nga nervat moderatorja ka hedhur celularin për tokë.

"Nuk e di a jeni ne dijeni... por mua ORA NEËS me beri nje kamera te fshehte perpara se te mbyllja sezonin e Ëhy Not per 2018en... jo... nuk isha ne dijeni per kete gje... per koken e asaj Rites... kam share vetem nje here me llaf turpi... VETEM 1 HERE, dhe shyqyr e paskan fshire... Me fal Ermira qe te kafshova ne fund ne qafe..... dhe kur pash kete video kuptova kete te caren e ekranit te iPhone-it tim... qe s’mbaja mend ku e kisha bere...", shkruan Roza.





