E ftuara e ditës së sotme në emisionin "Trokit" ka qenë astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu, e cila përveç se ka treguar diçka më shumë për shenjat e horoskopit dhe karakteristikat e tyre ka treguar dhe një nga pyetjet që shqiptarët i bëjnë më shpesh.

Siç tregon ajo, të shumtë janë ata që e pyesin se nëse do të largohen jashtë shtetit një pyetje të cilës ajo i përgjigjet vetëm nëse shikon hartën astrologjike të personit.

"Kudo ku shkoj më pyesin, jam kjo shenjë dua të iki jashtë shtetit, a do më eci? Të gjithë vetëm këtë pyetje më bëjnë. Por unë pa analizuar një hartë nuk kam çfarë t'i them. Unë mund të them vetëm fjalën e mirë se s'kam çfarë të them tjetër. Është për të ardhur keq. Shqipëria është vend Bricjap dhe Bricjapët janë në një moment pak delikat", u shpreh Meri.





