Që pasi dha lajmin e shtatzënisë dhe u bë nënë e një djali, këngëtarja Adelina Tahiri është shkëputur nga muzika dhe i është përkushtuar tërësisht jetës së saj familjare.

Bukuroshja bjonde publikun herë pas here foto dhe video me bashkëshortin maqedonas dhe me djalin Jon ku tregon se është mjaft e lumtur dhe po e shijon shumë mëmësinë.

Ditën e sotme, Adelina ka treguar që së bashku me bashkëshortin kanë edhe një super shtëpi në Bansko të Bullgarisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa pamje nga kjo super vilë.

“E ëmbla shtëpi”, ka shkruar pranë fotos ku duket shtëpia luksoze e mbuluar me dëborë.





