Që prej kohës kur u zbulua lidhja e tyre, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë në vëmendje të mediave dhe janë komentuar gjatë. Dyshja shpesh herë janë kapur nën shoqërinë e njeri-tjetrit dhe gjithashtu nuk kanë munguar ngacmimet dhe komplimentet e ndryshme në fotot e njëri-tjetrit.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë së fundmi Fero tregoi se mes tyre nuk ka asnjë lidhje, por ai Arbenitën e ka thjesht shoqe të ngushtë.

Por Arbenita nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ e ka nxjerr zbuluar lidhjen e tyre. Modelja ka publikuar një foto me Feron ku shkruan: ‘Gjëja më e ëmbël’, duke rritur dyshimet se mes tyre ka një lidhje dashurie.






