Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila di shumë mirë sit ë tërheq vëmendjen me pozat provokuese ku ekspozon format bombastike.

Ditën e sotme, miku i saj i ngushtë, fotografi i njohur Endrit Mërtiri feston ditëlindjen e tij dhe Oriola ka vendosur të bëjë një urim shumë special për të nëpërmjet fotove të ndryshme ku i ka shprehur dhe dashurin e madhe që ka për të.

"Shokë të ngushtë përjetë. Gëzuar ditëlindjen shoku im që prej ditës së parë, të dua përjetë. Të kesh një shok të vërtetë është gjëja më e mirë që një person mund të ketë. Jam e lumtur përsa kohë të kam pranë meje. Gjithmonë bashkë."- shkruan Oriola në postimet e saj.









