Nga Shqipëria / E Enjte 10 Janar 2019, 12:12

Tayna i bëri diss publikisht, por shihni ç’thotë Rina për të

Ditën e djeshme një video ku reperja Tayna shfaqej duke kënduar rap u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat dhe u aludua se ajo po i bënte diss Rinës dhe Feros me këngën e saj.

"Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, këndon Tayna duke ju referuar këngës ‘S’ka konkurrencë’ të Rinës dhe Feros.

Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Rinës, e cila nëpërmjet një postimi i ka kthyer përgjigje rivales së saj.

“Sa her menon qe je in vi menimet me ti hek, jo në një maskë të lirë”, shkruan Rina duke ju referuar maskës që Tayna vendosi pak kohë më parë në klipin e saj.